Komisioni për zhvillimin ekonomik e nis sesionin vjeshtor me opozitën

13.09.2016 16:08:52

Komisioni i Kuvendit të Kosovës për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri  ka nisur sot sesionin vjeshtor, ku ka qenë pjesëmarrëse edhe opozita.

Deputeti i LDK-së, Muhmet Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka treguar se ishte edhe opozita që kanë kontribuar për një qasje të përbashkët dhe pozitive.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

 

Sot u mbajt mbledhja e pare e Sesionit vjeshtor e Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukture, tregti dhe industri me pjesëmarrjen e angazhuar edhe te kolegeve nga opozita (me përjashtim te përfaqësuesit te VV). U diskutua për dy projekte te rëndësishme, nga investitorë te rendesishem lidhur me investimet ne teknologjitë e reja te përpunimit te lignitit. Ne baze te diskutimit ne mbledhjen e ardhshme do te propozohen rekomandimet për Seancën e Kuvendit ne vijim. Ajo qe ishte pozitive ne diskutim ishte qasja e përbashkët për te krijuar kushte për te tërhequr investime ku balacohen ne optimum intersi publik dhe interesat e investitorit. Gjithashtu u tha se duhet te shpejtohen zgjidhjet per Trepçën qe marrin parasysh zhvillimet moderne biznesore, ne minjera, taknologjine e metaleve pangjyre, projekte dhe sherbime me vlere te larte shtuese qe i mundesoje Trepces nje biznes te suksesshem ne interes te minatoreve, kumuniteteve ku ekploatohen xehet, ne interesin e zhvillimit ekonomik te vendit ,i cili nenkuton nje Trepce unike dhe prosperuese. Prandej nuk ka asnje frige nga falimentimi qe ka filluar te plasohet aty ketu. Ky nuk eshte nje opcion ngase edhe Qeveria e Kosoves edhe Kuvendi i Kosoves i kane ne dore gjithe instrtumentet qe kete mos ta lejojne.

Pas mbledhjes nje dreke e perbashket!