Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët për mënyrën e votimit

28.09.2017 17:55:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), përmes uebfaqes zyrtare ka njoftuar të gjithë qytetarët e vendit për procedurat e votimit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor.

KQZ-ja ka bërë të ditur se në zgjedhjet e 22 tetorit do të jenë dy fletëvotime, ku me ngjyrë të verdhë do të jetë fletëvotimi për kryetar dhe me ngjyrë të kaltër për asambleistë.

Njoftimi i plotë:

Si të plotësohet fletëvotimi për Kryetar Komune dhe Kuvend Komunal?

Për Zgjedhjet Lokale janë dy fletëvotime, një për Kryetar të Komunës i cili do të ketë ngjyrë të verdhë dhe një për Kuvend Komunal i cili do të ketë ngjyrë të kaltër.