Komiteti për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze heton rrëzimin e aeroplanit në Shkup

07.09.2016 11:22:00

Në vendin ku ka rënë avioni ‘Piper PA 34-200 T Seneka’ në Shkup, kanë dalë ekipet e Komitetit për hetime të fatkeqësive ajrore dhe incidenteve serioze.

Ky komitet është një trup i pavarur hetues, i themeluar sipas obligimeve të Konventës ndërkombëtare për aviacion civil, që është nënshkruar nga Maqedonia.

Për këtë fatkeqësi, fillimisht njoftuan banorët lokal të cilët kanë dëgjuar eksplodim dhe kanë parë flakë, ndërkaq zhdukjen e aeroplanit nga radarët e ka paraqitur në MPB Kontrolli për fluturime në aeroportin e Shkupit.