Kompania australiane e minierave ia prezanton Mustafës planet për investime

12.10.2016 19:24:58

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti përfaqësuesit e kompanisë australiane, Peshter Mining, e cila ka investuar në sektorin e Minierave në Slivovë.

Në një komunikatë dërguar për media, Kryeministri Mustafa i njoftoi për reformat e fuqishme fiskale, ambientin shumë të mirë për investime si dhe përkrahjen e Qeverisë së Kosovës për investitorët e hua.

Kryeministri Mustafa foli edhe për mundësitë e mëdha që ofron Kosova në sektorin e minierave dhe fusha tjera për investime të huaja.

Përfaqësuesit e Kompanisë Peshter Mining, vlerësuan reformat e ndërmarra në Kosovë, duke e njoftuar kryeministrin Mustafa me planet dhe projektet e tyre për investime në Kosovë.