Kompanitë dh ekultura e komunikimit në rrjetin social facebook!

05.08.2020 11:28:42
Nga Ahmet Asani
Janë disa rregulla tê pashkruara pa të cilat nuk do të kishte kuptim jeta! As ne Odat e ktyniherit nuk është hyrë drejtë nga ara e ahri në odë të burrave dhe nuk është folë pa vend e pa rend!
Sot facebooku është bërë nje lloj i odës virtuale. Njerezit kanë hapur profilet ‘odat’ e tyre virtuale private, të shoqatave e të kompanive dhe varesisht nevojës, privat, si shoqata apo si kompani biznesi hyjnë diskutojnë, debatojnë, komentojnë ashtu si e do rendi e vendi!
Por që të hysh në profilet private të tjerëve me profil te kompanisë, dhe te bëshë komente në një gjuhê qe nuk është as gegnishte, as tosknishte, as letrare, t’i shkruajsh tre rreshte komente pa lidhje logjike dhe me tridhjetë gabime gjuhësore, e ta fshehësh emrin dhe surratin prapa emrit e logos së kompanisë, kjo le qe është e pavend, por kjo nuk i bënë nderë as kompanisē, as familjes, as vendit ku jeton, pavarësisht a quhet kompania Gartenbau, Holzbau, apo Metallbau!
Mosni amani ju qoftë, mosni se na lodhet me këtë Fryme vullgare të Lindjes!