Komuna e Agim Veliut do të blejë 22 loptopë /DOKUMENT

27.03.2019 21:50:21
Komuna e Podujevës e udhëhequr nga Agim Veliu, pritet që të blejë 22 loptopë për zyrtarët e saj.

Kjo komunë pritet që të blejë 22 loptopë, të cilët do të kushtojnë rreth 9 mijë euro.

Kështu të paktën parashihet në tenderin e hapur nga kjo komunë të publikuar në faqen zyrtare të Prokurimit Publik.

Nga këto 9 mijë euro, për secilin loptop i bie që komuna të paguaj nga 410 euro, të cilat sipas tenderit të hapur janë për nevoja të Kuvendit Komunal të Podujevës.

Llojet e laptopit të kërkuar nga komuna janë të tipit HP, ndërsa modeli është 250 G6, të cilët duhet të kenë ram-memorie 4 GB, ndërsa hard disku 500 GB.

Po ashtu komuna ka kërkuar edhe çantë për secilin loptopë të tipit të njëjtë.