Komuna e Manastirit paralajmëron qytetarët për ndotjen e ajrit

24.11.2016 17:49:27

Komuna e Manastirit ka lëshuar paralajmërime deri te qytatarët për mbrojtje të shëndetit të tyre nga ndotja e ajrit, e cila është regjistruar ditët e fundit në qytet. Nga sektori për marrëdhënie me publikun porositin qytetarët të përdorin transportin publik ose makinat të mos përdoren pa ndonjë nevojë të madhe.

“Paralajmërojmë qytetarët që të përdorin sa më drejt ngrohjen me dru, të mos ngrohen me dru hapësirat që janë me vaj motorik, polistirol, gomë dhe materale të ngjashme për shkak se ndotin ajrin edhe më shumë”, thuhet në komunikatën e komunës.

Ata gjithashtu bënë thirrje të respektohen masat që janë paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit për Shëndet Publik.