Konferenca e kryetarëve mblidhet para seancës, debat ku do të fokusohet Kuvendi

16.01.2017 12:47:30

Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare është mbledhur sot për të diskutuar kaendarin e punës së Kuvendit, që nis seancën në orën 17:00.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, tha për mediat se u kërkua më shumë kohë për të shqyrtuar projektligjet që kalojnë në komisione; u kërkua që të zbatohet numërimi elektronik në zgjedhje; u ra dakord që të shtyhet me një muaj afati për komisionet hetimore.  Komisioni  i Reformës Zgjedhore të mbajë përgjegjësi për elektronikën.

Kuvendi mblidhet në orën 17:00 në sesionin VIII parlamentar të Legjislaturës VIII Rendi i ditës do të jetë si më poshtë:

Hapja e punimeve të Sesionit të VIII-të.
Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.
Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 22.12.2016.
Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 16 janar – 24 shkurt 2017.
Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 16 janar – 3 shkurt 2016.
Paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.”