Konferencë për 15 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

12.08.2016 17:13:12

Me rastin e 15 vjetorit të nënshkrimit të marrëveshjes, Sekretariati për zbatimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit, nesër më 13 gusht në Kodrën e Diellit në Tetovë, do të organizojë konferencë me temë „Marrëveshja e Ohrit – sfidë dhe garanci për integrim” .

Nga Sekretariati për AIM kanë informuar se forumin do ta hap zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Në mesin e panelistëve do të jetë edhe Pieter Feith i cili ishte pjesë e bisedimeve të vitit 2001, ndërsa vjen në sajë të përfaqësuesit të Institutit evropian për paqe. Është konfirmuar edhe pjesëmarrja e ambasadorit amerikan në Maqedoni, Jess Baily, ndërsa janë ftuar edhe përfaqësues tjerë të korit diplomatik, të partive politike, ekspertë, profesorë universitarë dhe mysafirë tjerë.