Konfirmohet takimi i Mustafës me deputetët e LDK-së për demarkacionin

21.07.2016 14:12:30

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh dhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka zhvilluar sot një takim me Grupin parlamentar të LDK-së, konfirmoi Arban Abrashi.

Ai ka thënë se temë diskutimi e këtij takimi ka qenë shenjëzimi i kufirit me Malin e Zi.

“Po është mbajtur takimi i grupit parlamentar të LDK-së ku është folur për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Abrashi.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka marrë vendim që më 3 gusht të mbajë tryezë debatuese lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.