Konfiskohen 68 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Bllacë

07.01.2017 13:42:58

Rreth 68 kilogramë marihuanë janë gjetur nga inspektorët doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një furgoni në një bunker të bërë në mënyrë speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç kumtoi Drejtoria doganore, pardje rreth orës 22:30 në Bllacë, në hyrje të Maqedonisë është ndaluar një furgon i kombinuar (për udhëtarë dhe transportues) me targa kroate, i drejtuar nga B.K shtetas i Kroacisë.

Personi i dyshuar B.K ka deklaruar se drogën e ka furnizuar nga një person në Shiqpëri me qëllim që përmes Maqedonisë ta transportojë në Gjermani. Çmimi në tregun perëndimor i marihuanës vlerësohet në 200 mijë euro, ndërsa nëse shitet me pakicë mund të jetë edhe dyfish.

Kundër personit B.K, Drejtoria e doganave do të ngrit padi penale për veprën “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike”, deri te Prokuroria publike, ndërsa autori do të nxjerret para gjykatësit adekuat.