Konfiskohet një armë gjysmë automatike në fshatin Hajvali të Prishtinës

06.04.2018 18:19:56
Njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës ku ka sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 06 prill  2018 – Sot në ora 10:20, njësia e hetimeve të përgjithshme e rajonit të Prishtinës, ka kryer një operacion bastisjeje në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Ky operacion bastisjeje ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarët dhe ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e:

  • Një pushkë gjysmë automatike.

Ndërkohë që policia ka gjetur  dhe sekuestruar armën e sipër cekur, ndaj të dyshuarit;

             A. V,  mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Është  iniciuar rasti për veprën penale , mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

I njëjti është intervistuar nga e policisë për tu proceduar më tej konform rekomandimeve të prokurorit të shtetit.