Konjufca: AAK është e kërcënuar nga Thaçi, po i frikësohet zgjedhjeve të reja

05.09.2018 17:04:11

Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, para gazetarëve ka thënë se AAK është e kërcënuar nga Thaçi dhe po i frikësohet zgjedhjeve të reja.

“AAK-ja po duket e afërt me Thaçin dhe e kërcënuar nga Thaçi. Po i duket humbje e madhe nëse shkojmë në zgjedhje pasi e ka kryeministrin”, ka thënë Konjufca.

Ai ka treguar se qëllimi i Kadri Veselit është që opozita të mos e mbajë seancën e thirrur në të cilën pritet të votohet rezoluta për veprimtarinë e Thaçit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Kjo që po ndodh është se këtu kemi të bëjmë me shtyrje të qëllimshme të seancës, që Thaçi të takohet me Vuçiqin pa mbajtjen e seancës nga opozita. Ky është qëllimi i vetëm i Kadri Veselit i cili si vegël e Hashim Thaçit, e monopolizon Kuvendin e Kosovës, i pamundëson opozitës mbajtjen e një seancë”, ka thënë Konjufca.

Konjufca ka theksuar se si opozitë i bëjnë thirrje krye-parlamentarit që të thërras mbajtjen e seancës të kërkuar nga opozita me 51 nënshkrime.