Konjufca: Në asnjë mënyrë nuk i japim LDK-së postin e kryeministrit

16.06.2017 23:03:00

Sipas Konjufcës, populli e ka dhënë një porosi të qartë në këto zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk është në kurrfarë pozite për ta kërkuar postin e kryeministrit, tha nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në emisionin Argument Plus të RTV21.

“Ne as që e diskutojmë bile…ata e kishin kryeministrinë për tri vite me radhë na treguan çka dinë dhe çka munden, pikërisht për shkak të kësaj qeverisje, LDK-ja doli në vendin e tretë”, tha Konjufca.

 

Ditë më parë zyrtari i LDK-së, Muharrem Sfarqa tha se kjo parti hynë në koalicion me Vetëvendosjen nëse u jepet posti i kryeministrisë, Konjufca tha se atëherë LDK-ja të përgatitet për zgjedhjet e reja.

“As që do të ishte pikë në negociatat e ardhshme me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Një porosi të qartë populli e ka dhënë në këto zgjedhje”, përfundoi Konjufca.