Kontrabandim me emigrantë, arrestohet i dyshuari

30.01.2017 13:45:10

Një person është arrestuar në Merdare nën dyshimin se i njejti ka kryer kontrabandimin me emigrantë.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë hasur-takuar tre persona viktima meshkuj, shtetas të Kosovës, të cilëve i dyshuari u kishte premtuar se do t’i dërgonte në shtetet e BE-së dhe për këtë qëllim dyshohet se ua kishte marrë nga 2500-3500 €.

Njësitet policore gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar para të gatshme 5885 €.

Me vendim të prokurorit, viktimat pas intervistimit janë liruar, ndërsa të dyshuarit i është konfiskuar vetura dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.