Korçë, drejtonte veturën në gjendje të dehur – plagoset rëndë shoferi

06.04.2019 22:56:59
Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Vashtmi.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit është plagosur rëndë. Ai është transportuar menjëherë në spital.

Policia raporton se ai po ngiste mjetin në gjendje të dehur, e për pasojë ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Mësohet, ndër të tjera, se është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për ta nxjerrë shoferin nga makina.

Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, të cilët po dokumentojnë shkaqet e incidentit.