Koronavirusi i shtrirë në 150 shtete, afër 150 mijë persona të infektuar – 5,600 të vdekur

14.03.2020 15:14:57

Virusi famëkeq, COVID19 deri më tani është shtrirë në 150 shtete dhe territore.

Me koronavirus në mbarë botën janë të infektuar mbi 150 mijë persona, ose saktësisht 149,279 raste.

Prej këtyre rasteve, saktësisht 5,602 persona kanë vdekur deri më tani dhe ndërsa 73,713 ose afër 50 për qind janë shëruar.

Virusi korona ka arritur edhe në Kosovë ku janë shënuar 3 rastet e para. Një 20 vjeçare italiane në Klinë, një 77 vjeçar nga Vitia i cili kishte udhëtuar nga Italia në Kosovë dhe një i afërm i 77 vjeçarit janë të infektuarit e parë.

Sipas të dhënave zyrtare – gjendja e të infektuarve në Kosovë është stabile dhe nuk ka rrezik për jetë.

Më të rrezikuar nga ky virus janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.