Koronavirusi/ Kaos në 27 burgje të Italisë, 6 të vdekur

09.03.2020 13:16:47

Masat e marra nga autoritetet italiane për ndalimin e takimeve në burgjet, për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit, kanë krijuar kaos.

Mediat italiane raportojnë se ka shpërthyer revolta në burgje dhe deri më tani 6 persona kanë humbur jetën.

Revolta ka shpërthyer në 27 burgje, ndërsa në Pavia dy oficerë burgjesh u rrëmbyen. Gjithashtu raportohet se janë sulmuar edhe stafi i infermierëve.