Koronavirusi/ Komuna e Prishtinës nis pastrimin e rrugëve me shampo

17.03.2020 10:00:08

Komuna e Prishtinës ka nisur aksionin e pastrimit të rrugëve në mënyrë më të veçantë se herëve të tjera.

Sikur në disa vende të botës sot rrugët e kryeqytetit janë duke u pastruar me shampo.

Ky pastrim po bëhet pas përhapjes së Koronavirusit, virus me të cilin janë konfirmuar deri më tash 16 raste.

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook.

“Falenderoj kompanitë e mirëmbajtjes dhe ekipet tona për aksionin sot”, ka shkruar Ahmeti.