Shqipëri/ Koronavirusi/ Ministrja bën thirrje: Mos shkoni në spitale!

09.03.2020 09:59:15

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale.

Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore. Më parë vizitat ishin me orare, ndërsa tashmë janë ndaluar.

Gjithashtu qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit të barnave mjekësore dhe mjeteve spitalore si dhe ndalimin e vizitave të familjarëve në spital.

“Kemi vendosur ndalimin e eksportit të barnave dhe mjeteve spitalore deri në urdhër të dytë. Në ambientet e infektivit ndalohet hyrja e familjarëve dhe shoqëruesve me përjashtim të rasteve kur urdhri vjen nga drejtoria spitalore”. u shpreh Manastirliu.