Koronavirusi, qyteti që infektoi botën po planifikon testimin e 11 mln banorëve të tij

12.05.2020 14:07:15
Staff members line up at attention as they prepare to spray disinfectant at Wuhan Railway Station in Wuhan in China's central Hubei province on March 24, 2020. - China announced on March 24 that a lockdown would be lifted on more than 50 million people in central Hubei province where the COVID-19 coronavirus first emerged late last year. (Photo by STR / AFP) / China OUT (Photo by STR/AFP via Getty Images)

Pas rasteve të reja, te cilat rikthyen frikën e koronavirusit në Kinën që mendoi se kishte shpëtuar prej saj, Wuhani mësohet se po planifikon testimin e të 11 milionë banorëve të tij. Sipas autoriteteve vendore, plani është ende në fazat fillestare dhe të gjitha qarqeve u janë kërkuar detaje se si mund ta realizojnë testimin brenda dhjetë ditësh.

Të hënën, Kina regjistroi 17 raste të reja të sëmundjes. Wuhani ka pasur 6 të tilla që prej fundjavës, përfshirë atë të një 89 vjeçari asimptomatik. Qyteti që ka qenë në izolim të plotë për 11 javë, nuk kishte raportuar raste të reja që nga 3 prill dhe në 8 prill atje nisi hapja. Kina ka raportuar gjithsej 82.901 raste të të infektuarve dhe 4,633 vdekje nga koronavirusi në të gjithë popullsinë e saj.

Sot, autoritetet kinezë deklaruan se është shënuar vetëm një infektim i ri. Disa ditë më parë, Kina e përballur me akuza të shumta për menaxhimin e krizës, deklaroi se ka ndërmend të reformojë sistemin për parandalimin e sëmundjeve me qëllimin të përmirësohen pikat e dobëta që nxorri në pah përhapja e koronavirusit të ri.