Me anë të një statusi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama lajmëron se për shkak të situatës nga koronavirusi, nga mesdita nuk ka transport urban në Tiranë dhe në Durrës.
Rama shkruan më tej se po bëhet gati transporti i dedikuar për mjekët dhe infermierët.
“Nga sot në mesditë nuk ka transport urban në Tiranë dhe Durrës. Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, shkruan Rama.








































