Korrierët braktistin në bregun italian 650 kg marijuanë nga Shqipëria (Foto)

22.10.2016 11:38:51

Një sasi e konsiderueshme kanabisi prej 650 kilogramë është gjetur e braktisur buzë detit në Monopoli, provincë pranë Barit të Italisë.

Mediat italiane të cilët raportojnë lajmin, thonë se marijuana ishte e fshehur pas një muri të një vile buzë detit në rrethin e Santo Stefano.

Ndërkohë në det, në breg, është gjetur edhe një gomone. Droga ishte e ndarë në 137 qese dhe nëse do të arrinte që të hidhej në treg, vlera e saj shkon deri në 3 milionë euro. Ishte një kalimtar i rastësishëm i cili sinjalizoi policinë për prezencën e gomones të braktisur në det.

Pas konstatimit të gomones, agjentët kontrolluan në zonë ku zbuluan edhe sasinë e lëndës narkotike.

Dyshimet e para të hetuesve italianë janë që droga të jetë nisur nga Shqipëria, por diçka sipas tyre ka shkuar keq gjatë transportit dhe gomonia është braktisur nga korrierët të cilët kanë vendosur ta fshehin përkohësisht drogën, për ta marrë në një moment të dytë.

168_1477125807-9073446 droga6_1477125806-6179721 192381_1477126022-8999532