Kosnett dhe Sveçla flasin për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e ligjit

12.04.2021 15:43:32

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka zhvilluar sot një bisedë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në këtë takim është diskutuar për luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Kështu ka bërë të ditur ambasadori Kosnett përmes një postimi në Twitter.

“Diskutim i mirë këtë mëngjes me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla për çështjen e luftimit të korrupsionit, sundimin e ligjit dhe qeverisjen. Inkurajuese të dëgjojë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të quar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Kosnett.