Kosnett kujton dy pilotët e Ushtrisë Amerikane

30.05.2021 11:11:20

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka kujtuar pilotët e Ushtrisë Amerikane, David Gibbs dhe Kevin Reichert.

Gibbs dhe Reichert vdiqën më 5 maj 1999, kur helikopteri i tyre, Apache, u rrëzua gjatë Operacionit Forca Aleate.

Ambasadori Kosnett vizitoi memorialin e tyre në Prizren për të nderuar trimërinë dhe sakrificën e tyre.