Kosova do të vazhdojë ti jep mbështetje institucionale Maqedonisë

29.05.2017 18:20:15

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka pasur takim me ambasadorin e Kosovës Ylber Hysa.

Në takim është biseduar për situatën politike në Maqedonis dhe Kosovë dhe nevojën e bashkëpunimit të dy vendeve.

Ambasadori Hysa, siç qëndron në kumtesë, ka uruar Xhaferin për funksionin e ri dhe ka theksuar se Kosova do të vazhdojë edhe më tej t’i jep mbështetje institucionale Republikës së Maqedonisë, njofton AIM.

‘Kryetari Xhaferi e ka felenderuar ambasadorin Hisa, për vizitën e tij, duke shprehur kënaqësi dhe gatishmëri për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se marrëdhëniet fqinjësore mes dy shteteve kanë ndikim pozitiv dhe janë faktorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin në rajon’, thuhet në kumtesë.