Kosova duhet t’i plotësojë edhe dy kushte për liberalizimin e vizave, tha Hahn

25.11.2016 20:53:21

Sot në Bruksel u mbajt takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asociimit BE-Kosovë.

Gjatë takimit janë trajtuar çështjet që lidhen me implementimin e deritanishëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe proceset e zhvillimet e tjera të rëndësishme në vend në raport me integrimet evropiane.

Takimi u kryesua nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini. Para këtij takimi është nënshkruar edhe Marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe BE-së për pjesëmarrjen e Kosovës në programet e BE-së, nga ministri Enver Hoxhaj dhe përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini.