Kosova e rrezikuar në fushën kibernetike

21.11.2016 13:32:06

Shumica e institucioneve të Kosovës kanë zhvendosur punën e tyre në internet, ku në të njëjtën kohë, ata i ekspozohen edhe rreziqeve të ndryshme në hapësirën kibernetike të internetit.

Kështu u tha sot në konferencën e parë rajonale për siguri kibernetike “Bashkërisht ta ngrisim sigurinë kibernetike”.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Nehat Mustafa, ka thënë se Kosova është në fazën e hartimit të disa ligjeve që kanë të bëjnë me sigurinë kibernetike.

Ndërsa, zëvendësministri i Shqipërisë, Stefan Çipa ka prezantuar masat dhe bazën ligjore të cilën ka ndërmarrë Shqipëria për këtë dukuri.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Agim Nuhiu,  ka thënë se duhet që vendet e rajonit, duke përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë, të kenë bashkëpunim në këtë fushë.

Deri në vitin 2020 është paraparë të do të ketë 26 miliardë pajisje të internetit.