KOSOVA ËSHTË ZEMRA E SHQIPTARISË !

20.11.2019 14:19:40

Nga: Ahmet Asani

Njerëzit mund të mendojnë se vetëm në kohën e monizmit kanë punuar shërbimet sekrete antishqiptare. Jo Jo! UDB vetëm format e veprimit i ka ndërruar, e ka ndërruar lëkurën si thotë populli, por jo edhe zanatin! Qendrat prej nga u vijnë instruksionet gjithë shërbëtorëve antishqiptarë në vend e diasporë, me shekuj ishin dhe ende janë Beogradi e Stambolli!

Veprimtarët me përvojë që në start, në bazë të sjelljeve dhe të fjalorit, i vërejnë “podaniket” e Serbisë! Detyrë e “podanikëve” është që çdo iniciativë me peshë kombëtare për shqiptaret, qoftë në vend apo në diasporë, ose ta mbysin në nismë, ose ta kenë nën kontrollin e tyre. Nëse nuk arrin ta mbysin e as ta kenë nën kontroll, atëherë vazhdojnë ta pengojnë nga jashtë! Nëse nuk arrijnë ta demtojnê as nga jashtë, atëherë “podaniket” marrin urdhër tê “mbështesin” nisma tjera dhe të fshihen brenda tyre sikur mikrobet e këqija! Nëse nuk ka nisma të reja, atëherë ata inicojnë vetë një nismë të dytë, për ta penguar të parën, ose një të tretë, për ta penguar të dytën dhe kështu me radh deri në pambarim!

Serbia dhe podanikët e saj nuk do të ndalen kurrë në vazhdimin e luftës për shkatërrimin e shtetit të Kosovës! Nuk do të ndalet Serbia sepse nuk po arrin ta kuptojë, si u bë që shqiptarët e Kosovës të robëruar e tradhëtuar, të bëhen miq të Vatikanit, Amerikës, Anglisë, Gjermanisë e Europës! Serbia do ta fshij nga kujtesa historike kohën e diktatorit komunist budalla Millosheviq, do ta fshij nga historia epokën e demokratit të mençur e të ditur Ibrahim Rugova, por kjo është punë që s’bëhet!

Serbia po mundohet ta kthej kohën e Milladinave, Enverave, Pashiqave e Esadave, por kjo është punë që s’bëhet!
Serbia dhe gjithë podanikët e saj duhet ta kuptojnë se jemi ne kohë interneti, se po jetojmê në një kohë kur ende pa u nis një nismë i zbulohet qëllimi!
Përpara Shqipe ta ruajmë diasporën e ta forcojmë Kosovën, sepse Kosova ËSHTË ZEMRA E SHQIPTARISË!