Kosova nuk pranohet në Unionin Transmetues Europian (EBU), mbetet jashtë Eurosongut

28.06.2019 15:53:10

Unioni Transmetues Europian (EBU) nuk e ka pranuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Mes tjerash, kjo nënkupton që Kosova  nuk do të mund të marrë pjesë në garën e Eurosongut për vitin 2020.

Arsyeja kryesore pse Kosova nuk mund të bëhet anëtare e EBU-së me të drejta të plota është për faktin se vendi ynë nuk është anëtar i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve.

Bordi gjeneral sot në Oslo votoi për ndryshimin e statutit të EBU-së që do t’ia mundësonte anëtarësimin edhe atyre vendeve të cilat nuk janë anëtare të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, ky propozim nuk kaloi.

Më 673 vota “kundër” dhe 400 vota “për” u pamundësua ndryshimi i statutit dhe kësisoj Kosova mbeti jashtë Eurosongut edhe për një vit.