“Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman”

13.12.2018 23:00:46

Haradinaj, ka organizuar pritje lamtumirës në nderim të ushtarëve të kontingjentit gjerman në Prizren.

Haradinaj ka thënë Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman.

“Sonte, në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kam organizuar pritje lamtumirës në nderim të ushtarëve të kontingjentit gjerman në Prizren.”

“Përpos që i shërbyen paqes dhe sigurisë sonë për dy dekada, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës, tani përmes Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë. Përjetësisht mirënjohës! Danke Bundesëehr!” ka shkruar Haradinaj në Facebook.