Kosovarët nuk janë të sigurt se do ta kenë përkrahjen e Donald Trumpit (Video)

21.01.2017 09:36:54

Kanë mbetur pothuajse edhe pak orë deri në inaugurimin e republikanit, Donald Trump president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas zgjedhjes së tij si president të SHBA-ve, në Kosovë është ngjallur frika se përkrahja e Amerikës nuk do të jetë e njëjtë.

Qytetarët janë shprehur “të turbullt” rreth vazhdimit të përkrahjes nga administrata Trump.

Mirëpo ata besojnë se nuk do të ketë ndryshime edhe aq të mëdha.

“Këtë e dinë vetëm administrata e tij”, ka thënë një qytetar.

“Varet prej senatit Trumpi nuk mundet me ndërmarrë diçka të tillë krejt tjetërkush merret”, është shprehur një tjetër.

“Ai emrin nuk e ka për me përkrah Kosovën, as vendin e vet as kërkon”

“Po normal që e përkrahin pa ata na s’kem të gjallë”, ka thënë një qytetar tjetër.