Kosovarët po paguajnë taksë në “Rrugën e Kombit”, Rama: Është detyrim i të gjithëve

Kosovarët po vazhdojnë të dërgojnë me të madhe ndihma në Shqipëri.

Megjithatë, gjatë kalimit në “Rrugën e Kombit”, atyre po u duhet të paguajnë tarifën e vendosur nga shteti shqiptar prej pesë eurosh, shkruan lajmi.net.

E kjo u shëndrrua në temë nga mediat vendore, çështje për të cilën foli sot kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Tarifa tek rruga është detyrim i të gjithëve. Tash në qoftë se vjen me zemër e me mendje për të dhënë shumë më shumë se 5 euro, atëherë s’e ke problem t’i japësh edhe ato pesë euro. Ajo është kontribut për veten dhe shteten”, ka thënë Rama.