Kosovarët që jetojnë në pjesën e Floridës të SHBA-ve, janë zhvendosur

10.09.2017 15:57:04

Ende pa mbërritur Uragani Irma në Floridë, kosovarë të cilët jetojnë në këtë pjesë, për të mos e rrezikuar veten , kanë vendosur që të shkojnë në qytetin e Georgias, të Amerikës, pjesë kjo e cila konsiderohet si një nga më të sigurtat tani për tani.

Këtë gjë e kanë konfirmuar për zëri.info qytetarë kosovarë, të cilën jetojnë momentalisht në SHBA, në regjionin e Floridës, Clearwater.

Ata tani gjenden në një vend të sigurt, dhe janë jasht rrezikut që i kanoset Floridës.

Uragani Irma tashmë ka shkaktuar vdekje dhe rrënim të skajshëm në Karaibe, ndërsa më shumë se një e katërta e popullatës së Floridës është urdhëruar të evakuohet.

Irma ka mbërritur në ishujt e Floridës pranë majës jugore të Floridës, njofton Qendra Kombëtare e Uraganit. Uragani është 24 kilometra larg juglindjes së qytetit Key West.

Më shumë se katër milionë fëmijë janë momentalisht në rrugën e urganait Irma nëpër Florida, me miliona të tjerë në rrezik në juglindje të Shteteve të Bashkuara, sipas Save the Children