Kosovari në Zvicër vozitë veturën në anën e kundërt të rrugës, policia jep detaje

03.03.2018 22:45:41

Pak para orës 12 e 30 të ditës së sotme, një kosovar 37 vjeçar po ngjitej me veturën e tij përpjetë nga lokaliteti Hanneg drejt atij Hirzel, në Kantonin e Cyrihut, në rrugën drejt Zugut.

Në një kthesë, makina e tij, për shkaqe ende të panjohura ka rrëshqitur majtas, në korsinë tjetër dhe për pasojë, është ndeshur me makinën e një zviceraneje 26 vjeçare, shkruan polizeiticker.ch.

Nga kjo përplasje, ngasësja e makinës lëndohet lehtë ndërsa shoqëruesja e saj pëson lëndime të rënda, transmeton albinfo.ch. Po ashtu rëndë lëndohet edhe kosovari. Të tre të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për në spitalet e afërta.

Policia Kantonale e Cyrihut në bashkëpunim me Prokurorinë Shtetërore Limmattal/Albis është duke e hetuar shkakun e saktë të aksidentit.

Për shkak të këtij aksidenti është bllokuar për disa orë rruga Hanegg-Hirzel. Grupi i zjarrfikësve të Horgenit ka ngritur në vendin e ngjarjes një devijim të rrugës.