Kostiq: Ne Graqanicë nuk kemi vërshime nga uji, kemi vërshime nga kriminaliteti

12.11.2016 16:46:54

Kryetari i komunës se Graqanicës, Vladeta Kostiq, ka deklaruar sot në emisionin e mëngjesit në RTK 2, se gjendja e sigurisë në komunën e Graqanicës është alarmante.

Ai  duke u përgjigjur në pyetjen rreth gjendjes së situatës pas shiut të madh, Kostiq pohoi “komuna e Graqanicës nuk ka probleme me vërshime të ujit, në Graqanicë ka vërshime kriminale”, duke përmendur se ekipe të ndryshme kriminale janë duke vepruar në këtë komunë pa sanksione dhe ka kritikuar ashpër udhëheqjen e stacionit policor të Graqanicës për mospunë dhe jo angazhim në kryerjen e detyrave të saj.

Kostiq ka pohuar se tani më është e ditur se qytetarët e Graqanicës kanë mbajtur protesta kundër gjendjes së sigurisë në këtë komune, kurse për të hënën me 14 nëntor me kërkesë të qytetarëve do të mbahet mbledhja e komitetit të sigurisë dhe Kuvendit Komunal.

Në këtë takim i cili është i hapur, është ftuar edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.