KQZ: Certifikimi i rezultateve ka gjasa të ndodhë nesër

07.07.2017 16:46:08

Pas rinumërimit të 23 vendvotimeve si dhe hedhjes poshtë nga PZAP-i të ankesës së kandidatit të koalicionit LDK-AKR, Vehbi Imeri, certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Mund ta konfirmoj se certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër”, është shprehur Elezi.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rinumërime këto që përfunduan dje në mbrëmje.

Pas rinumërimit të 23 vendvotimeve si dhe hedhjes poshtë nga PZAP-i të ankesës së kandidatit të koalicionit LDK-AKR, Vehbi Imeri, certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër. Këtë e ka konfirmuar për Express, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. “Mund ta konfirmoj se certifikimi i rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gjasa të bëhet nesër”, është shprehur Elezi. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori dje vendim për të rinumëruar 23 vendvotime për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, rinumërime këto që përfunduan dje në mbrëmje.