KQZ del me rezultate përfundimtare, kjo është diferenca e votave mes Ahmetit dhe Abrashit

31.10.2017 17:04:04

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Tashmë është e ditur se në garë për Prishtinën janë në balotazh, Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje njëherit edhe kryetar aktual i kryeqytetit dhe, Arban Abrashit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se Ahmeti ka marrë 38 mijë e 294 vota, apo në përqindje 43.61 për qind, ndërsa Abrashi 31 mijë e 428 vota, apo kthyer në përqindje 35.79 për qind.

Më 19 nëntor do të vazhdojë gazra për raundin e dytë të zgjedhjeve.

Rezultatet përfundimtare për të gjithë kandidatët për kryetar të të gjitha komunave mund t’i gjeni KËTU.