KQZ-ja publikon formularët e rezultateve të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut

18.12.2017 11:39:47
KQZ-ja ka publikuar kopjet skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Kjo sipas KQZ-së po bëhet për rritje të trasnparencës, duke treguar se kjo nuk është shpallje e rezultateve përfundimtare.

Njoftimi i plotë i KQZ-së:

Me qëllim të rritjes së transparencës dhe besueshmërinë në procesin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar kopjet e skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut. skanuara të Formularëve të Përputhjes së Rezultateve (FPR) të rivotimit për kryetar të komunës së Istogut.

Kjo nuk është një shpallje e Rezultateve Përfundimtare, por janë vetëm formularë të cilët janë plotësuar në Vendvotim, më 17 dhjetor.

Rezultatet Përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me kusht; votave përmes postës; votave të personave me nevoja të veçanta dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve.

Kopjet e skanuara të FPR janë publikuar në këtë vegzë:

http://www.kqz-ks.org/sq/lajme/Details/390