KQZ: Nesër numërohen votat me kusht për Prishtinë dhe Prizren

25.11.2017 17:36:38

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton se nesër (e diel) në orën 10 do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.

Pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë me numërimin e votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.

Pra, në Qendrën e Numërimit dhe  të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat.