KQZ vëzhgon zgjedhjet në Mal të Zi

16.10.2016 11:48:40

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po qëndron në Mal të Zi për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot.

Delegacioni është i kryesuar nga kryetarja Valdete Daka dhe në përbërje të anëtarëve: Ilir Gashi, Sami Hamiti, Binak Vishaj, Ercan Spat dhe Nenad Rikalo.

Sipas një komunikate, para ditës së zgjedhjeve, kryetarja e KQZ-së, Daka është pritur në takim nga kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Budimir Saranovic.

Gjatë këtij takimi, kryetarja Daka uroi që dita e zgjedhjeve të përmbiyllet suksesshëm, ndërsa Saranovic falënderoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për interesimin e shprehur për të vëzhguar nga afër procesin e votimit në këtë vend.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryesuesja e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Nazmije Ibrahimi si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi.

Delegacioni i KQZ-së do të qëndrojë në një numër të madh qendrash votimi për të vëzhguar nga afër procesin e zgjedhjeve.