Krahas Turqisë, edhe shtete perëndimore investojnë në Serbi, e jo në Kosovë

Nga  Flamur Beqiri

Nuk është vetēm shteti Turk, i cili investon në Serbi dhe anashkalon Kosovën. Është një numër jo i vogël shtetesh si p.sh. Gjermania, Franca, ltalia e të tjera të cilat përzgjedhin Serbinë dhe rajonin për investime kapitale! Vetëm gjatë dy viteve të fundit në Serbi janë bërë investime në më shumë se 400 projekte kapitale, përfshirë fabrika, patundshmëri e të tjera. Klima investive në Serbi është jashtëzakonisht e favorshme për krahasim me Kosovën! Përveq tjerash plani nacional Serb për investime të huaja krijon lehtësira të jashtëzakonshme për investitorët e huaj….!
E ne, ku jemi ne? Ne tërë ditën thirremi në raporte të shkëlqyera me shtetet e lartpërmendura ndërsa në rast të mundësive për investim atëherë, ne, interesat personale i qesim para atyre shtetërore e jargavitemi para këtyre investitorëve!
Në të njëjtën kohë, edhe kur bëjmë marrëveshje ndërshtetërore për lehtësim të kushteve për të bërë biznes ne nuk ju përmbahemi atyre! Shembull konkret është marrëveshja me shtetin Turk për doganë zero nga Turqia e arritur në vitin 2013, marrëveshje e cila nuk është ratifikuar në parlament! Për dallim, të gjitha shtetet e rajonit e kanë një marrëveshje të tillë.
Tjetra, ju kujtohet rasti i investitorëve gjermanë të cilët për shkak të atmosferës tejet korruptive u tërhoqën nga Kosova dhe investuan në Maqedoni!
Në një raport të BQK të vitit 2017, investimet e huaja direkte në Kosovë, janë nivelin më të ulët!
S’ka lidhje, për objekte kulti e përmendore nuk ja lëshojmë kujt udhën!