Krasniqi – Apostolovës: A është vlerë e BE-së që ju përfaqësoni në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës

15.03.2020 16:33:35

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK, Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila sot gjatë ditës, nëpërmjet rrjetit social Twitter mbështeti miratiminn e buxhetit të Kosovës mbrëmë pas mesnatës pa prezencën e opozitës.

Zyrtari i lartë i PDK-së i është përgjigjur Apostolovës po ashtu në Twitter duke e pyetur se a është vlerë e BE-së që ajo e përfaqëson në Kosovë kalimi klandestin i buxhetit mbrapa shpinës së opozitës.

“Mirë për ju Zonja Apostolova, për mbështetjen publike të kalimit klandestin dhe të paligjshëm të buxhetit, mbrapa shpinës së opozitës. A janë këto vlera të BE-së që mendoni të përfaqësoni në Kosovë?”, ka shkruar Krasniqi.