Krasniqi: Ndryshimi është afër

14.09.2019 09:57:47

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka komentuar fushatën e zgjedhjeve në Kosovë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se “nëse vota është bindje e besim i vetëdijes qytetare që buron nga mendja, ndryshimi është në prag”.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Duke i dëgjuar “analizat” po them:

KUSH E DI?

NË KOHË ZGJEDHJESH, SHQIPTARËT NGA I NXJERRIN FJALËT, NGA MENDJA APO NGA MANGA?

NËSE EDHE VOTA DEL NGA E NJEJTA RRUGË, NDRYSHIMI ËSHTË NË PIKËPYETJE TË MADHE!

Nëse vota është bindje e besim i vetëdijes qytetare që buron nga mendja, ndryshimi është në prag!”, ka shkruar Krasniqi.