Krasniqi: Po mbrojmë Rahushin dhe të ardhmen e Kosovës

04.03.2017 13:57:36

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, para protestuesve, ka kërkuar nga drejtësia Franceze të mos mbështetet në akuzat e montuara nga Beogradi.

Krasniqi nga Nisma tha se sot nuk janë këtu për ta mbrojtur Ramushin si luftëtarë sepse ai këtë e ka mbrojtur me së miri me veprën e tij para gjykatës së Hagës, atje ku gjyqësia ndërkombëtare i ka thënë pafajësisë.

Ai tha se nuk janë për ta mbrojtur as si kryetar të AAK-s, as si kryeministër, por janë bërë bashkë për ta mbrojtur Ramushin nga akuzat e kurdisura edhe për Ramushin, edhe për të ardhmen e Kosovës.