Kreativiteti kosovar kundër racizmit serb

31.05.2019 13:57:22

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, dy ditë më parë iu referua kosovarëve si njerëz të malit.

Ajo në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, duke folur për fqinjët e saj, kosovarët tha “që kemi të bëjmë më njerëz që vijnë nga mali”.

Kjo deklaratë e Bërnabiqit në Serbi ka bërë shumë “buj” në Kosovë.

Shumë personalitet, por edhe qytetarë iu kanë kundërpërgjigjur kryeministres serbe me fotografi nga bjeshkët e bukura të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt, tha se populli i tij janë adhurues të maleve.

“Gjermanët janë adhurues të mëdhenj të maleve. Shihemi në ecjen e radhës në pyll”.

View image on Twitter