KREATURAT KOMUNISTE DHE MBËSHTJELLËSI I TYRE LIPID “L” !

18.04.2020 10:16:56
Nga: Ahmet Asani
E përbashketa e organizimeve komuniste dhe virusëve vdekjeprurës si ky Korona, është se dyjat veprojnë në menyrë të fshehtë! Njësoj sikur virusët që shkatërrohen kur atyre arrihet t’ju hiqet mbështjellësi Lipid nga trupi, ashtu edhe organizimet komuniste shkatërrohen kur atyre t’ju hiqet mbështjellesi Lëvizje, emërtim ky për të cilin përdoret si shkurtesë shkronja “L” !
Kur kreaturave komuniste u hiqet mbeshtjellësi Lipid “L” atëherë ato vetëshkatërtohen sepse nuk mund ta durojnë pluralizmin demokratik! Rast konkret në Kosovë është Partia Socialiste e Kosovës e cila vdiq kur asaj iu hoq mbeshtjellësi Lipid “L” Lëvizje Popullore!
Përderisa partitë pluraliste kanë një program legal, program me të cilin i drejtohen popullit dhe garojnë në gara pluraliste demokratike, organizimet komuniste në kushte të pluralizmit demokratik gjithëmone kanë dy programe, një program legal ate të mbështjellësit Lipid L, i cili i prezantohet organeve shtetetërore për t’u regjistruar dhe popullit për t’ia lënë përshtypjen e partisë dhe programin tjetër ilegal P, ate të Berthames apo të Pararojës sê Partisë Komuniste e cila mund të lind vetëm në kushte te diktatures totale! Programi Legal L, ai i mbeshtjellësit Levizje, është Program Viral i cili përdoret për manipulim të masave, kurse programi i dyte P, ai i Pararojës së Partisë së ardhshme Komuniste, është program helmues i cili fillon të përdoret vetëm atehere kur të jetë manipuluar më shumë se gjysma e popullit!
Programi viral L i mbështjellësit Levizje është program i ndertuar nga fjalë e fjali afirmative të radhitura e sistemuara në ate menyrë, që të japin efekte vetëhipnotizuese. Fjalët dhe fjalitë afirmative, të cilat perdoren për arritje të efekteve hipnotizuese të masave janë kryesisht fjalët: Barazia, Flamuri, Kombi, Bashkimi Kombetar etj…
Pjesë e tekstit të Hyrjes për librin tim në shkrim “MASHTRIMI I MADH KOMUNIST”