Kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë Festën e Kurban Bajramit.
“Uroj që të kaloni një ditë të mirë në mesin e miqve dhe familjeve tuaja”, është shprehur ai.
Simiq ka uruar që kjo Festë të sjellë paqe e lumturi edhe në marrëdhëniet ndër etnike.
“Le të ketë festë të madhe në shtëpitë tuaja. Le të sjellë kjo festë paqe, lumturi e shëndet. Le të ketë mirëkuptim ndër etnik dhe harmoni ndërfetare”, ka thënë Simiq









































