Kristoffersen triumfon në sllallom, Hirscher kryeson renditjen

23.12.2016 16:04:16

Garat e Kupës së Botës në ski nuk njohin pushime edhe pse periudhë festash, teksa në pistën italiane të Madonna di Campiglio u zhvillua sot gara e sllallomit për meshkuj. Ajo u fitua nga skiatori norvegjez Henrik Kristoffersen, që pas dy zbritjesh dha kohën e përgjithshme 1’33”93, duke qenë më i shpejti në pistë. Ai la pas austriakun Marcel Hirscher, kryesuesin e Kupës së Botës, ndërsa i tteti u rendit italiani Stefano Gross. Falë podiumit të arritur, Hirscher konsolidon edhe më shumë kreun e renditjes në Kupën e Botës (633 pikë), duke u shkëputur 250 pikë nga norvegjezët Jansrud e Kristtofersen, që me pikë të barabarta (382) renditen në vendin e dytë.Marcel Hirscher