Kritiku i zgjerimit të BE, Emanuel Macron viziton në vjeshtë Tiranën

27.06.2018 21:20:04

Presidenti i Francës Emanuel Macron është pas kancelares gjermane Merkel, sëri i dytë më i fortë në BE dhe në çështjen e zgjerimit ai ka qenë skeptik për hapjen e negociatave të anatërsimit me shqipërinë dhe Maqedoninë.

Macron kërkon transformimin e vetë BE-së dhe për këtë ndoshta është kritikuar, por kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë gjithmonë si një mik të madh të shqiptarëve. Sot në konferencën për mediat, ku sqaroi vendimin e marrë nga vendet anëtare të BE për miratimin e çeljes së negociatave në qershor të vitit 2019, Rama njoftoi edhe se në vjeshtë për herë të parë Shqipërinë do ta vizitojë një president i Francës.

“Presidenti Macron ma tha troç qysh në takimin e parë në Paris se për të ishte tejet e vështirë për një datë. Për arsye të qarta, të mirëkuptueshme që nuk lidhen me Shqipërinë. Por më premtoi ama se në respekt të reformave mbresëlënëse të qeverisë sonë do të mendohej mbi mundësinë e një zgjidhje pozitive. Kam kënaqësinë të shtoj këtu, nëse diçka e paparashikueshme nuk do të ndodhë këtë vjeshtë Shqipërinë do ta vizitojë për herë të parë një President i Francës. Dhe jam i bindur se pasi ta shohë me sytë e tij këtë vend lidhja jonë do të bëhet më e fortë dhe roli i Francës në ecurinë pozitive të Shqipërisë dhe të Ballkanit do të rritet”, tha Rama.